Mbi 41 mijë kosovarë hynë në Shqipëri gjatë fundjavës
Mbi 41 mijë shtetas të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri gjatë fundjavës, duke shënuar fluks të lartë në pikën kufitare të Morinës. Lëvizja është regjistruar kryesisht në drejtim të bregdetit shqiptar.
Sipas të dhënave nga Drejtoria për Kufirin dhe Emigracionin në Kukës, vetëm të dielën, nga ora 05:00 deri në 09:30, në Shqipëri kanë hyrë përmes Morinës 17.218 shtetas të Kosovës, me 4.892 mjete.
Fluks i madh është evidentuar edhe gjatë orëve të para të së shtunës. Në atë interval, drejt Shqipërisë kanë udhëtuar 24.408 shtetas të Kosovës, të shoqëruar nga 8.592 automjete.
Në total, gjatë orëve të para të raportuara për të dyja ditët e fundjavës, në Shqipëri kanë hyrë 41.626 shtetas të Kosovës me 13.484 mjete.