Më 28 gusht shpallet aktgjykimi ndaj Glauk Konjufcës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 28 gushtin si datën kur do të shpallet aktgjykimi në rastin ndaj ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Shpallja e aktgjykimit është caktuar për orën 13:00, pas përfundimit të seancës së rigjykimit për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Vendimi i gjykatës pritet të bëhet publik pas zhvillimit të kësaj seance, ndërsa rasti ndaj Konjufcës lidhet me ngjarjet e mëparshme në Kuvendin e Kosovës.