Foto: Mëngjes i qetë te objekti i EULEX-it pas protestave të tensionuara

Mëngjes i qetë te objekti i EULEX-it pas protestave të tensionuara

Mëngjesi i së enjtes ka nisur i qetë në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, në pjesën ku ndodhet objekti i EULEX-it. Zona paraqitet e qetë pas protestave të tensionuara të zhvilluara gjatë mbrëmjes së kaluar.

Gjatë mbrëmjes, objekti dhe hapësira përreth tij ishin të rrethuara nga protestues. Ata shprehën indinjatën e tyre pas dënimit të katër ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale në Hagë.

Situata në këtë pjesë ishte tensionuar gjatë ditës së djeshme, ndërsa mëngjesi i sotëm ka sjellë një tablo të qetë në rrugën që lidh Fushë Kosovën me Prishtinën.