Foto: Mesazhe solidarizimi për ish-krerët e UÇK-së para Drita-Drenica

Mesazhe solidarizimi për ish-krerët e UÇK-së para Drita-Drenica

Ndeshja ndërmjet Dritës dhe Drenicës në Superligën e Kosovës nisi me mesazhe solidarizimi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Para fillimit të takimit, futbollistët dolën në fushë duke mbajtur pankarta me mesazhet: “Lufta për liri ishte e drejtë dhe e pastër” dhe “Kosova ju pret!”.

Mesazhet u shfaqën në momentet para nisjes së përballjes mes dy skuadrave, duke e vendosur ndeshjen në qendër të vëmendjes edhe përtej aspektit sportiv.