Foto: “Me kokën lart, babë, gjithmonë”: mesazhi i djalit të Jakup Krasniqit

“Me kokën lart, babë, gjithmonë”: mesazhi i djalit të Jakup Krasniqit

Një ditë pas aktgjykimit ndaj Jakup Krasniqit, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar me një mesazh emocional për të atin dhe familjen pas gjashtë vitesh pritjeje e dhimbjeje.

“Me kokën lart, babë, gjithmonë”, ka shkruar Altin Krasniqi, duke përshkruar qëndrimin e të atit gjatë kësaj periudhe. Në mesazhin e tij, ai ka thënë se Jakup Krasniqi nuk e ka ulur asnjëherë kokën, pavarësisht asaj që familja e tij e cilëson si padrejtësi.

“Njeriu është më i fortë se guri. Çka s’mund ta mbajë guri, e mban njeriu”, ka shkruar ai, duke cituar fjalët e të atit. Altin Krasniqi ka shprehur dhimbjen e familjes pas aktgjykimit dhe ka theksuar se qëndrimi i Jakup Krasniqit mbetet për të një simbol force.