Foto: Mesazhi i Thaçit rikthehet në natën e gjashtë të protestave në Prishtinë

Mesazhi i Thaçit rikthehet në natën e gjashtë të protestave në Prishtinë

Mijëra qytetarë janë mbledhur sërish sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në natën e gjashtë të protestave kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sheshi është mbushur me protestues, flamuj dhe pankarta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Protesta po zhvillohet në shenjë mbështetjeje për ta, ndërsa tubimi po vazhdon edhe sonte në qendër të kryeqytetit.

Në mesin e mesazheve të shfaqura në shesh është rikthyer edhe fjalia e njohur e ish-presidentit Hashim Thaçi, “Unë të dua, ti e din”, e shkruar në një pankartë të vendosur nga protestuesit.