Foto: Milot-Balldren, 365 milionë euro nën llupën e SPAK-ut

Milot-Balldren, 365 milionë euro nën llupën e SPAK-ut

Koncesioni Milot-Balldren, me vlerë të parashikuar rreth 365 milionë euro për një periudhë 35-vjeçare, është nën llupën e SPAK-ut. Në konsorciumin fitues përmenden edhe emra nën hetim.

Projekti parashikon ndërtimin dhe operimin e një rruge 17 kilometra të gjatë. Sipas të dhënave të bëra publike, kjo vepër do të ndërtohet dhe menaxhohet nga katër kompani private.

Shuma prej rreth 365 milionë eurosh përbën vlerën e parashikuar të koncesionit Milot-Balldren, ndërsa përfshirja e emrave nën hetim në konsorciumin fitues e ka vendosur projektin në vëmendjen e SPAK-ut.