Nafta lirohet sot: çmimi maksimal bie në 1.71 euro për litër
Nafta lirohet sot për 3 centë, pasi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve për sot dhe nesër.
Sipas vendimit të MINT-it, një litër naftë, respektivisht dizel, mund të shitet me çmim maksimal prej 1.71 eurosh. Ky çmim është 3 centë më i ulët për litër krahasuar me ditën e djeshme.
Çmimi maksimal i benzinës është përcaktuar në 1.53 euro për litër, ndërsa gazi do të kushtojë deri në 0.63 euro për litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi nga ora 10:00.