Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë
Inspektorati Qendror i Punës ka ndalur punimet në një objekt ndërtimi në Gjakovë, pasi gjatë inspektimit ka konstatuar parregullësi në masat për siguri dhe shëndet në punë.
Për këtë rast, inspektorati ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në objekt. Vendimi mbetet në fuqi deri në eliminimin e të gjitha mangësive të evidentuara.
Punimet mund të zhvillohen sërish pasi të krijohen kushtet e sigurta për zhvillimin e punës, në përputhje me kërkesat e përcaktuara nga inspektimi.