Foto: Ndërpritet gjykimi për krime lufte, prokurorja kërkoi zëvendësim

Ndërpritet gjykimi për krime lufte, prokurorja kërkoi zëvendësim

Shqyrtimi gjyqësor ndaj Boban Toniqit, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile, është ndërprerë për shkak të problemeve me përfaqësimin e Prokurorisë Speciale.

Prokurori i çështjes, Atdhe Dema, ndodhet jashtë vendit, ndaj në seancë ishte dërguar një prokurore zëvendësuese. Gjatë shqyrtimit, ajo deklaroi se nuk mund të qëndronte më gjatë dhe kërkoi që të zëvendësohej nga një prokuror tjetër.

Përpjekjet për sigurimin e një prokurori të tretë nuk patën rezultat. Për këtë arsye, nuk ishte e mundur të vazhdonte dëgjimi i dëshmitarëve dhe administrimi i provave. Gjyqtari Rrahman Beqiri vendosi ta ndërpresë shqyrtimin dhe njoftoi se për mungesën e përfaqësimit të Prokurorisë Speciale do ta informojë kryeprokurorin e këtij institucioni.