Foto: Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin Suharekë-Prizren

Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin Suharekë-Prizren

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ndodhi sonte në autostradën Suharekë-Prizren.

Në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë me targa të huaja. Sipas ekipit mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, një person u gjet pa shenja jete.

Dy personat e lënduar janë bartur për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë intervenuar ekipet mjekësore dhe njësitë policore. Policia është njoftuar rreth orës 20:27 për aksidentin, i cili ka ndodhur në kilometrin e 29-të nga Vërmica.