Përparim Rama në protestën studentore: Do t’i përkrahim protestat
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar në protestën studentore në kryeqytet se do t’i përkrahë protestat e studentëve dhe qytetarëve lidhur me zhvillimet pas vendimit të 16 shtatorit.
Rama u bëri thirrje qytetarëve t’u bashkohen protestave në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Ai tha se kërkohet drejtësi e barabartë dhe se qytetarët duhet të kenë mundësi të shprehen për zhvillimet e fundit.
Gjatë fjalimit, kryetari i Prishtinës deklaroi se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se ajo kishte luftuar për mbrojtjen e familjeve dhe dinjitetit. Ai u shpreh se ky qëndrim nuk mund të ndryshohet.