Foto: Pesë të vdekur nga rrëzimi i avionit të Amazon në Miami

Pesë të vdekur nga rrëzimi i avionit të Amazon në Miami

Pesë persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u lënduan pasi një avion transportues i Amazon u rrëzua gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit.

Hetuesit kanë bërë të ditur se viktimat dhe të lënduarit ndodheshin në dy automjete në tokë. Avioni doli nga pista, goditi një furgon të kompanisë së pastrimit të aeroportit dhe më pas theu rrethimin e aeroportit, duke u përplasur me një automjet Toyota.

Avioni ishte një Boeing 767-300, i operuar nga kompania 21 Air. Në furgonin e pastrimit ndodheshin shtatë persona, ndërsa në automjetin Toyota ishin tre persona.

Jennifer Homendy, kryetare e Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit, e përshkroi vendin e aksidentit si “shkatërrim të plotë”. Ajo tha se është ende herët për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.

Hetuesit kanë gjetur regjistruesit e fluturimit dhe do të shqyrtojnë sistemet e avionit, përvojën e ekuipazhit dhe kushtet atmosferike si faktorë të mundshëm.