Peticion i rremë në emër të “Liria ka emër”, ngrihen dyshime për të dhënat
Një peticion që po qarkullon online në emër të platformës qytetare “Liria ka emër” është i rremë dhe nuk është organizuar nga kjo platformë. Peticioni u shpërnda pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Pranë platformës “Liria ka emër” kanë konfirmuar se dokumenti që po qarkullon nuk është i tyre. Sipas konfirmimit, emri i platformës është përdorur pa autorizim në këtë peticion.
Dyshohet se peticioni mund të përdoret për mbledhjen dhe keqpërdorimin e të dhënave personale të qytetarëve. Në përmbajtjen e tij pretendohet se kërkohen shqyrtimi i provave, respektimi i standardeve të gjykimit të drejtë dhe mundësia për ankim.