Policia e Kosovës shoqëron për intervistim predikuesin boshnjak Elvedin Peziq në Vitomiricë të Pejës
Policia e Kosovës shoqëroi për intervistim predikuesin boshnjak Elvedin Peziq, para një aktiviteti që ishte planifikuar të mbahej në Vitomiricë të Pejës.
Rexho Kojiq, nga organizata joqeveritare “Vullnetarët e Rinj” dhe organizator i aktivitetit, e konfirmoi se Peziq ishte shoqëruar dhe tha se ai pritej të merrte pjesë të enjten.
Sipas Kojiqit, në të njëjtën kohë u shoqërua edhe predikuesi Mithad Qeman, por ai u lirua menjëherë.
Kojiq tha se pas hyrjes në vend rreth mesditës përmes pikëkalimit në Kullë, Peziq u transferua në stacionin policor në Prishtinë për intervistim informues.
Organizatorët kishin planifikuar që Peziq të merrte pjesë në aktivitetin e organizuar në Vitomiricë të Pejës.