Foto: Profesori spanjoll vë në pikëpyetje vendimin e Hagës ndaj Thaçit

Profesori spanjoll vë në pikëpyetje vendimin e Hagës ndaj Thaçit

Profesori spanjoll i së Drejtës Kushtetuese, Joaquín Urías, e ka vënë në pikëpyetje vendimin e Hagës ndaj Hashim Thaçit, duke thënë se komuniteti ndërkombëtar e ka ndëshkuar atë më ashpër se cilindo organizator serb të përpjekjeve për gjenocid në Kosovë.

Në një shkrim autorial për vendimin, Urías shprehet se është e vështirë të mbështetet ky vendim. Sipas tij, ai duket se buron nga llogaritjet politike për mënyrën se si duhet të përparojë shoqëria kosovare.

Profesori spanjoll e lidh këtë vlerësim me raportin mes drejtësisë dhe politikës në konfliktet e mëdha. Ai thotë se, përballë këtyre konflikteve, ligji mund të shërbejë vetëm si mbulesë për politikën ose për etikën.