Prokuroria kërkon arrest me burg për Jozefin Markun dhe Kristjan Nikollin
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj këngëtarit Jozefin Marku dhe Kristjan Nikollit, të arrestuar në lidhje me dhunimin e 26-vjeçarit Eduard Kuçi.
Kërkesa për dy të dyshuarit është dorëzuar të hënën nga prokurori i çështjes në Dhomën Penale të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës.
Marku dhe Nikolli përmenden në procedurën që lidhet me dhunimin e Kuçit, ndërsa kërkesa e prokurorisë synon caktimin e masës më të rëndë të sigurisë, “arrest me burg”.