Foto: Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për Skender Llugiqin, dyshohet për kanosje ndaj Ramush Haradinajt

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për Skender Llugiqin, dyshohet për kanosje ndaj Ramush Haradinajt

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për Skender Llugiqin, i cili dyshohet për kanosje ndaj ish-kryetarit të Aleancës, Ramush Haradinaj.

Njoftimi i Prokurorisë thotë se dyshimet lidhen me një kërcënim që sipas hetimit dyshohet se u bë gjatë vizitës së Haradinajt në Kuvendin e Kosovës.

Sipas të njëjtit njoftim, ndaj të dyshuarit është parashtruar më 13.08.2026 kërkesë në Gjykatën e Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit.