Foto: Protesta e dhunshme në Tiranë, 207 persona të lënduar

Protesta e dhunshme në Tiranë, 207 persona të lënduar

Protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë gjatë katër ditëve kanë lënë 207 persona të dëmtuar. Bilanci përfshin edhe 17 kalimtarë, të cilët nuk ishin pjesë e protestës.

Sipas të dhënave të administruara nga strukturat shëndetësore në vend, personat e dëmtuar janë paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në spitalet rajonale të Durrësit, Vlorës e Lezhës.

Mes të dëmtuarve janë punonjës të Policisë, protestues dhe kalimtarë. Të dhënat i referohen protestave të zhvilluara më 13, 14, 15 dhe 16 tetor 2026.