Protesta e pestë sonte në Prishtinë, tubime edhe në diasporë
Protesta e pestë në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së mbahet sonte në Prishtinë, duke nisur nga ora 21:00, në sheshin “Skënderbeu”, përpara ndërtesës së Qeverisë.
Tubimi organizohet pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale me 81 vjet burgim. Protestat në mbështetje të tyre nuk janë kufizuar vetëm në Prishtinë.
Tubime janë mbajtur edhe në shumë qytete evropiane. Protesta të tilla janë zhvilluar në qytete të diasporës, duke zgjeruar shtrirjen e mobilizimit në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së.