Protesta në Prishtinë nis me mesazhin: “Pafajësia është dënuar”
Protesta gjithëpopullore në Prishtinë nisi me një mesazh të ashpër nga një familjare e të zhdukurve të luftës, e cila tha se po protestohet sepse “u dënua pafajësia” dhe “u njollos lufta e popullit”.
Ajo tha se protesta lidhet me dënimin e pafajësisë së një lufte që, sipas saj, ishte e domosdoshme për një popull të cilit i ishte vjedhur e drejta për liri, dinjitet dhe jetë në shtëpinë e vet.
“Sot kur do të duhej të ishim në ditën e dytë të festës po protestojmë”, u shpreh ajo, duke shtuar se pafajësia është dënuar me “dënime drakonike”. Në mesazhin e saj, familjarja foli edhe për dhimbjen dhe padrejtësinë që, sipas saj, po përjetojnë protestuesit.