Protesta në sheshin “Skënderbeu”, Ambasada amerikane kërkon shmangien
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka lëshuar një njoftim për qytetarët amerikanë lidhur me demonstratat e paralajmëruara për 18 shtator në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke kërkuar shmangien e sheshit dhe zonave përreth.
Sipas njoftimit, disa organizata të mëdha kanë paralajmëruar mbajtjen e demonstratave, të cilat pritet të fillojnë në orën 12:00. Ambasada amerikane ka dalë sërish me këtë paralajmërim pas njoftimit për thirrjen e protestës.
Në njoftim thuhet se protestat mund të shkaktojnë grumbullime të mëdha njerëzish. Për këtë arsye, qytetarëve amerikanë u është kërkuar të shmangin sheshin “Skënderbeu” gjatë kohës së demonstratave.