Protestat në Prishtinë hyjnë në ditën e shtatë, Haziri nuk tërhiqet
Protestat kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Prishtinë kanë hyrë në ditën e shtatë. Organizatori Çlirim Haziri ka bërë të ditur se java e parë e protestave është shënuar në sheshin “Skënderbeu”.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka thënë se protestat janë mbajtur shtatë ditë radhazi dhe se kërkesa e protestuesve mbetet e njëjtë. Ai ka deklaruar se protestuesit nuk do të ndalen deri në plotësimin e kësaj kërkese.
“Shtatë ditë rresht në shesh. Shtatë net pa u ndalur. Një javë bashkë, me të njëjtin zë dhe të njëjtën kërkesë: drejtësi!”, ka shkruar Haziri. Në një tjetër mesazh, ai e ka përshkruar protestën si një javë qëndrese dhe bashkimi “për UÇK-në”.