Foto: Protestë para OKB-së në New York për ish-krerët e UÇK-së

Protestë para OKB-së në New York për ish-krerët e UÇK-së

Një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet të martën para ndërtesës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, në lidhje me vendimin e Speciales.

Platforma “Liria ka Emër” ka njoftuar se tubimi do të zhvillohet më 22 shtator dhe do të nisë në orën 18:00. Protesta është thirrur nga pjesëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Sipas njoftimit, tubimi do të mbahet në Dag Hammarskjöld Plaza, në East 47th Street, mes First Avenue dhe Second Avenue. Organizatorët kanë publikuar datën, orën dhe lokacionin e protestës.