Foto: Protestuesit në Tiranë përdorin tasa inoksi kundër gazit lotsjellës

Protestuesit në Tiranë përdorin tasa inoksi kundër gazit lotsjellës

Disa protestues të rinj kanë marrë tasa të mëdhenj inoksi me vete në ditën e pestë të protestës në Tiranë, me qëllim që t’i përdorin kundër gazit lotsjellës.

Në një intervistë për gazetaren Anila Hoxha, ata shpjeguan se, pasi policia hedh granatën e gazit lotsjellës, e vendosin tasin mbi të për të pasur mundësi ta largojnë.

Veprimi është një mënyrë e pazakontë e përdorur nga protestuesit gjatë përballjes me gazin lotsjellës në protestë.