Reçaku mblidhet kundër aktgjykimit ndaj krerëve të UÇK-së
Qindra banorë të Reçakut dhe qytetarë të Shtimes u mblodhën sonte në Kompleksin Përkujtimor të Reçakut, në shenjë kundërshtimi ndaj aktgjykimit të sotëm të Gjykatës Speciale ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Tubimi u zhvillua nën mesazhin: “Vendimi për krerët e UÇK-së nuk është në emrin tonë”, ndërsa pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit.
Në mesin e të pranishmëve ishin familjarë të martirëve dhe dëshmorëve, veteranë e invalidë të UÇK-së, si dhe qytetarë të shumtë.