Rita Ora shfaqet me bikini në Poloni dhe mahnit me linjat trupore
Rita Ora ndau me ndjekësit fotografi nga Polonia, ku shfaqet me bikini teksa freskohet me një dush në natyrë.
Ajo pozoi me bikini me motive zebre dhe gjarpri dhe në Instagram shkroi: “Vera nuk ka mbaruar ende”, duke paralajmëruar edhe performancën e saj në Festivalin Bittersweet.
Pak ditë më parë Rita ishte në Ibiza me bashkëshortin Taika Waititi, ndërsa fotot e reja të postuara para shfaqjes po tërheqin vëmendje në rrjetet sociale.