Foto: Rusia lëshon 453 dronë ndaj Ukrainës, neutralizohen 409

Rusia lëshon 453 dronë ndaj Ukrainës, neutralizohen 409

Rusia ka lëshuar 453 dronë në drejtim të Ukrainës gjatë sulmeve të natës, duke shënuar një valë të gjerë sulmesh ajrore. Të dhënat janë bërë të ditura nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Sipas njoftimit, 409 nga dronët e lëshuar janë neutralizuar. Megjithatë, gjatë sulmeve janë goditur 13 objekte.

Zhvillimi vjen pas një operacioni ajror me përmasa të mëdha, ndërsa njoftimi i forcave ukrainase nuk jep detaje të tjera për objektet e goditura.