Selam nga Haga, protesta vazhdon sonte në sheshin e Prishtinës
Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së po vazhdon sonte në sheshin e Prishtinës, ku qytetarët kanë marrë edhe një selam nga Hashim Thaçi, i cili ndodhet në Hagë.
Tubimi po mbahet gjashtë ditë pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë. Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në shesh për të protestuar kundër vendimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Protesta po vazhdon në qendër të Prishtinës, ndërsa qytetarët vazhdojnë të qëndrojnë në hapësirën ku po zhvillohet tubimi.