Shaheen: NATO-ja në Kosovë dhe EUFOR-i në BeH janë në gatishmëri
Senatorja amerikane Jeanne Shaheen ka paralajmëruar për ndikimin rus në Ballkan, duke thënë se duhet t’u bëhet e qartë rusëve se NATO-ja në Kosovë dhe EUFOR-i në Bosnje e Hercegovinë janë në gatishmëri të lartë.
Shaheen ka ngritur shqetësime për lidhjet e Serbisë dhe të serbëve në Republikën Sërpska me Moskën. Sipas saj, Rusia e sheh Ballkanin si një front të mundshëm për destabilizim.
Senatorja amerikane ka thënë se duhen marrë masa për ruajtjen e stabilitetit në rajon. Ajo ka theksuar se prania e NATO-s në Kosovë dhe misioni EUFOR në Bosnje e Hercegovinë janë pjesë e gatishmërisë së sigurisë në këtë hapësirë.