Foto: Shala paralajmëron: Kosova mund të mbetet pa president më 4 tetor

Shala paralajmëron: Kosova mund të mbetet pa president më 4 tetor

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, ka paralajmëruar se Kosova mund të hyjë në anarki nëse nuk bëhet rregullimi kushtetues deri më 4 tetor. Sipas tij, në këtë datë Kosova mund të mbetet pa president.

Shala tha se mandati i zonjës Haxhiu përfundon më 4 tetor, duke theksuar se për këtë çështje, sipas tij, nuk ka interpretime të tjera. “Është e qartë se mandati i zonjës Haxhiu është deri më 4 tetor dhe nuk ka interpretime tjera”, tha ai.

Paralajmërimi lidhet me nevojën për një rregullim kushtetues para përfundimit të këtij afati. Shala vlerëson se, pa një zgjidhje deri atëherë, Kosova mund të hyjë në një situatë që Kushtetuta nuk e rregullon qartë.