Foto ilustruese: Gjykatë siriane dënon me vdekje në mungesë Bashar dhe Maher al-Assad

SHBA-ja lëshon alarm sigurie në Lindjen e Mesme, Trump kthehet më herët

Misionet diplomatike të SHBA-së në Izrael dhe në Lindjen e Mesme kanë lëshuar alarm të përgjithshëm sigurie për qytetarët amerikanë në rajon, në një kohë të rritjes së tensioneve dhe frikës për përshkallëzim të shpejtë të situatës.

Në njoftim, qytetarëve u është bërë thirrje të sigurojnë ushqime dhe strehim. Sipas Ambasadës së SHBA-së në Izrael, Irani dhe grupet e mbështetura prej tij, përfshirë Huthitët, mund të synojnë misionet diplomatike, kompanitë dhe institucionet amerikane në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Alarmi i sigurisë vjen paralelisht me kthimin e presidentit amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, një ditë më herët se sa ishte planifikuar. Trumpi ishte larguar më parë drejt Camp Davidit, në Maryland.