SHBA miraton paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar paketën e re të sanksioneve dhe tarifave ndaj Rusisë dhe Iranit. Nisma konsiderohet një nga veprimet më të rëndësishme të Kongresit amerikan lidhur me luftën në Ukrainë dhe rrit presionin e Uashingtonit ndaj Moskës.
Paketa synon të forcojë masat amerikane ndaj Rusisë, ndërsa përfshin edhe tarifa kundër Iranit. Miratimi i saj shënon një zhvillim të ri në përpjekjet e Kongresit për të ushtruar presion përmes sanksioneve dhe masave tregtare.