Shpërthim i fuqishëm në portin e Roterdamit, humb jetën një person dhe u plagosën disa të tjerë
Një shpërthim i fuqishëm në portin e Roterdamit la të paktën një person të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur, njoftoi policia e qytetit.
Policia bëri të ditur se shpërthimi ndodhi paraditen e së enjtes në portin më të madh të Evropës. Autoritetet kanë vendosur një perimetër sigurie në vendngjarje ndërsa përpiqen të përcaktojnë shkakun.
Raportohet se, në një postim në rrjetet sociale dhe në një deklaratë për agjencinë, zëdhënësi i policisë tha se nuk janë nxjerrë konkluzione përfundimtare dhe se po mbahen të hapura të gjitha mundësitë; për momentin shpërthimi raportohet se duket të jetë një aksident në punë. Hetimet vazhdojnë ndërsa hetuesit punojnë për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e ngjarjes.