Shqipëria vazhdon betejën me flakët: 14 vatra ende aktive
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar këtë të enjte se në Shqipëri janë regjistruar 18 vatra zjarri, nga të cilat 14 mbeten aktive dhe po përballen nga ekipet në terren.
Sipas njoftimit, strukturat e emergjencave dhe shërbimet zjarrfikëse janë në terren dhe po vijojnë punën për shuarjen dhe izolimin e flakëve. Në operacionet e koordinuara janë angazhuar 309 efektivë, 22 mjete, 1 autobot, 3 ambulanca, 9 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.
Autoritetet thonë se po monitorojnë situatën dhe po ndërhyjnë në zonat ku zjarret paraqesin rrezik për banorët dhe territoret përreth, duke vijuar angazhimin e koordinuar të strukturave vendore dhe qendrore.