Foto ilustruese: Në Australi, ekspertët: përdoruesit e agjentëve të AI mbajnë përgjegjësi ligjore

Shtyhet sërish plani i Danimarkës për 300 vende burgu në Kosovë

Plani i Danimarkës për dërgimin e të burgosurve të huaj në një burg në Kosovë është shtyrë sërish, ndërsa 300 vendet e burgut pritet të jenë në dispozicion më së hershmi në fund të vitit 2027.

Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nicloi Wammen, ka bërë të ditur se projekti ka pësuar vonesa të reja. Sipas deklaratës së tij me shkrim, vendet e burgut mund të jenë të përdorshme në fund të vitit 2027, e ndoshta jo para fillimit të vitit 2028.

Danimarka dhe Kosova kishin arritur marrëveshje në vitin 2021 për marrjen me qira të 300 qelive në Kosovë. Qëllimi i marrëveshjes ishte ulja e presionit mbi sistemin e burgjeve në Danimarkë, ndërsa plani parashihte që të burgosurit e huaj të vuanin dënimet në Kosovë.