Studentët marshojnë më 21 shtator në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bërë thirrje për pjesëmarrje në një marsh paqësor më 21 shtator, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas njoftimit të Parlamentit Studentor, marshi do të nisë në orën 11:30 nga Qendra e Studentëve. Pjesëmarrësit do të vazhdojnë drejt sheshit “Skënderbeu”.
Në shesh, në orën 12:00, studentët do të mbajnë edhe fjalime. Thirrja për marshin u bë në një konferencë për media nga përfaqësuesit e Parlamentit Studentor.