Foto: Sulmohen dy anije turke në Detin e Zi, Ankaraja thërret ambasadorin ukrainas

Sulmohen dy anije turke në Detin e Zi, Ankaraja thërret ambasadorin ukrainas

Ambasadori i Ukrainës në Ankara është thirrur të shtunën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë, pas sulmeve ndaj dy anijeve të operuara nga kompani turke në Detin e Zi.

Sipas burimeve të Ministrisë së Jashtme turke, anija “Lider Bordo Mavi” u godit më 26 gusht pranë qytetit port rus Tuapse. Një ditë më vonë, në të njëjtën zonë u dërgua anija “Lider Kocatepe” për të tërhequr mjetin lundrues të dëmtuar, por edhe ajo u vu në shënjestër.

Gjatë takimit, zyrtarët turq ia përcollën ambasadorit ukrainas reagimin e Ankarasë dhe paralajmërimet përkatëse. Ata theksuan nevojën për garantimin e sigurisë së njerëzve, pronës, lundrimit dhe mjedisit në Detin e Zi.