Takim i papritur në Kuvend: Kurti, Abdixhiku dhe Osmani mblidhen sonte
Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku janë mbledhur sonte në një takim në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ku pjesëmarrëse është edhe Vjosa Osmani. Takimi ka nisur rreth orës 20:00.
Ky zhvillim i rikthen në të njëjtën tryezë kreun e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.
Takimi po zhvillohet në kuadër të çështjes së presidentit, e cila i ka bërë sërish bashkë Kurtin dhe Abdixhikun. Prania e Vjosa Osmanit, e cila është deputete e LDK-së dhe ish-presidente, është pjesë e takimit të zhvilluar sonte në Kuvend.