Taulant Seferi shënon shtatë gola në shtatë ndeshje
Taulant Seferi po kalon një formë të jashtëzakonshme në ligën e dytë të Turqisë, ku ka shënuar shtatë gola në shtatë ndeshje.
Seferi e vazhdoi serinë e tij të golave në përballjen mes Kayserisporit dhe Istanbulsporit, duke realizuar dy herë në fitoren e thellë 4-0.
Me këtë bilanc, sulmuesi po paraqitet në formën më të mirë të karrierës së tij, ndërsa shtatë golat në shtatë ndeshje e bëjnë një nga emrat më të spikatur të këtij sezoni në ligën e dytë turke.