Teherani kërcënon me sulme ndaj anijeve në Bahrein dhe Kuvajt
Teherani ka kërcënuar me sulme ndaj anijeve në Bahrein dhe Kuvajt, pas një përshkallëzimi të ri ushtarak në ngushticën e Hormuzit.
Shtetet e Bashkuara kanë goditur disa cisterna iraniane pranë ishullit Kharg, thanë dy zyrtarë amerikanë. Sipas njërit prej tyre, cisternat ishin të lidhura me Gardën Revolucionare Islamike.
I njëjti zyrtar tha se goditjet amerikane erdhën në përgjigje të përpjekjeve për sulme me raketa ndaj një anijeje luftarake të Marinës amerikane. Kërcënimi i Teheranit ndaj anijeve në Bahrein dhe Kuvajt e rrit tensionin rreth një prej korridoreve kryesore detare të rajonit.