Tensione në Nish, policia bllokon protestuesit që marshonin drejt Vuçiqit
Tensione u regjistruan këtë mëngjes në Nish, ku studentë dhe qytetarë u mblodhën për të kundërshtuar vizitën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Gjatë marshimit të tyre drejt tij, policia i bllokoi protestuesit dhe ndaloi përparimin e turmës.
Protestuesit u ndaluan nga një kordon policor rreth 300 metra larg Teatrit Kombëtar. Në këtë objekt po mbahej mbledhja e Bordit Kryesor të Partisë Përparimtare Serbe, ndërsa turma po marshonte në drejtim të vendit ku ndodhej Vuçiqi.