Thyhen xhamat e Qeverisë në Prishtinë, policia s’ka identifikuar autorin
Xhamat e objektit të Qeverisë së Kosovës janë thyer gjatë protestës së mbajtur në Prishtinë, ndërsa deri tani nuk ka persona të identifikuar si të dyshuar për dëmtimin.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se policia ende nuk ka identifikuar autorin e incidentit.
Thyerja e xhamave ndodhi gjatë protestës së mbajtur pas shpalljes së vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Pamjet nga vendi i ngjarjes kanë treguar dëmtimin e objektit të Qeverisë.