Tifogrupet mblidhen në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Tifogrupet kosovare janë mbledhur të dielën në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, duke e shtrirë jehonën e brohoritjeve në pjesë të ndryshme të kryeqytetit.
Organizimet janë zhvilluar në një ditë me tubime të shumta në Kosovë, Evropë dhe vende të tjera, në shenjë proteste ndaj asaj që pjesëmarrësit e konsiderojnë padrejtësi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në Prishtinë, tifogrupet kanë brohoritur “UÇK, UÇK”, ndërsa zëri i tyre ka kumbuar në pjesë të ndryshme të qytetit.