Foto: Nëntë persona ndalohen për 48 orë në Zubin Potok, dyshohen për krime lufte

Nëntë persona ndalohen për 48 orë në Zubin Potok, dyshohen për krime lufte

Nëntë persona të arrestuar në Zubin Potok janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile. Ndalimi është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Rasti është cilësuar si “Dosja 23”, ndërsa Prokuroria ka publikuar inicialet e disa prej të dyshuarve: D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L. dhe R.R.

Nëntë personat u arrestuan sot në Zubin Potok. Materiali i publikuar nuk jep detaje të tjera për veprimet konkrete për të cilat dyshohen apo për hapat e mëtejshëm proceduralë.