Foto: Nëntë të arrestuar në veri për dyshime për krime lufte ndalohen 48 orë

Nëntë të arrestuar në veri për dyshime për krime lufte ndalohen 48 orë

Nëntë persona të arrestuar në veri të Kosovës, nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë civile, janë ndaluar për 48 orë me aktvendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Ndalimi është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Dosja 23”, i cili është konfirmuar përmes një komunikate të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës.

Gjatë operacionit janë sekuestruar armë, libreza ushtarake dhe rreth 23 mijë euro. Nëntë të arrestuarit dyshohen për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.