Foto: Çitaku: Një paragraf i Speciales ngre pikëpyetje për luftën e UÇK-së

Çitaku: Një paragraf i Speciales ngre pikëpyetje për luftën e UÇK-së

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, u ka kërkuar qytetarëve ta lexojnë me vëmendje një paragraf të aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale, duke thënë se ai ngre pikëpyetje për mënyrën se si cilësohet lufta e UÇK-së.

“Pastaj më thoni se këtu nuk po gjykohet vetë qëllimi i luftës së UÇK-së”, ka shkruar Çitaku, duke kërkuar që paragrafi të lexohet edhe një herë dhe të shqyrtohet se çfarë precedenti mund të krijojë për mënyrën se si do të shkruhet e interpretohet lufta në të ardhmen.

Ajo ka thënë se mosdurimi ndaj katër individëve nuk duhet ta verbojë publikun, pasi, sipas saj, çështja shkon përtej Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Çitaku ka argumentuar se, nëse lufta kundër atyre që kundërshtonin pavarësinë trajtohet si pjesë e një ndërmarrjeje kriminale, atëherë debati nuk lidhet vetëm me atë që kanë bërë katër individë, por edhe me mënyrën se si cilësohet lufta për pavarësinë e Kosovës.