Foto: Tornadoja godet Italinë, rreth 40 persona të lënduar nga moti ekstrem

Tornadoja godet Italinë, rreth 40 persona të lënduar nga moti ekstrem

Një mot ekstrem ka goditur gjatë pasdites disa zona të Italisë, ku tornadoja, breshëri dhe erërat e fuqishme kanë lënduar rreth 40 persona.

Stuhia ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin e Kremonës, si dhe në zona të tjera të vendit. Përmasat e dëmeve janë të dukshme veçanërisht në disa ndërtesa të rëndësishme.

Në Kremonë, stuhia ka dëmtuar rëndë Katedralen dhe Bashkinë. Moti i pazakontë ka sjellë pasoja të rënda për qytetin, ndërsa rreth 40 persona kanë mbetur të lënduar.