Tre të ndaluar në Ferizaj, dërgohen në mbajtje për 48 orë
Sipas njoftimit paraprak të policisë, më 06.08.2026 në ora 18:30 në Ferizaj u ndaluan tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit ata dërgohen në mbajtje për 48 orë.
Gjatë kontrolleve, sipas njoftimit, janë gjetur dhe konfiskuar rreth 485.27 gramë marihuanë, substancë e dyshuar hashash e ndarë në dy pjesë me peshë 181.7 gramë, dhe 2.1 gramë kokainë. Po ashtu u sekuestruan një pistoletë me gaz me karikator dhe tri boca gazi, paketime të zbrazëta najloni, dy peshore (njëra digjitale dhe tjetra me tërheqje), dy mulli për bluarje, tetë telefona celularë të llojeve të ndryshme dhe një DVR i kamerave.
Policia njofton se rasti u iniciua gjithashtu si “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës” dhe mbetet nën hetime.