Tri urdhëresa gjyqësore aktive, ndalohet 43-vjeçari në aeroport
Një 43-vjeçar është ndaluar mbrëmjen e 17 shtatorit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pasi gjatë verifikimit është konstatuar se ndaj tij ishin aktive tri urdhëresa gjyqësore.
Bëhet fjalë për Viktor Keqajn, rreth 43-vjeçar, i cili u ndalua rreth orës 20:00, gjatë procedurave në aeroport. Ndalimi u krye pasi verifikimi në sistem nxori në pah urdhëresat aktive ndaj tij.
Pas ndalimit, 43-vjeçari është dërguar në Hajvali, në zbatim të urdhëresave gjyqësore. Rasti lidhet me procedurat e verifikimit dhe ekzekutimit të këtyre urdhëresave.